Këshilla, me qëllim që ju „të blini mirë, shëndetshëm dhe lirë“
- Shkruani gjithmonë një listë blerjeje.
- Blini vetëm , çfarë ju duhet me të vërtetë.
- Përdorni tepricat e ushqimeve dhe krijoni me ato meny të plota.
- Mos shkoni asnjëherë për të blerë kur jeni të uritur!
- Kujdes: Karrocat e mëdha të blerjes ju tundojnë të blini më tepër nga sa keni planifikuar.
- Blini produkte afatgjata në pako të mëdha.
- Blini produkte të freskëta, ose pak të përpunuara.
- Produktet e papërpunuara ose pak të përpunuara nga linja të lira mundet të jenë pjesërisht alternativa të mira dhe të lira.
- Hiqni dorë nga ushqimet speciale e të shtrenjta për fëmijë.
- Ruajini ushqimet në vend të përshtatshëm.
- Vëreni edhe produktet krejt lart ose krejt poshtë në raftet e dyqaneve. Produktet me çmime të favorshme është më tepër e mundshme të gjenden atje, në lartësinë e syve janë të ekspozuara produktet e shtrenjta.
- Vëreni paketimin: krahasoni gjithmonë të dhënat mbi çmimin bazë për kg, për 100 g ose për litër.
- Pakot e hapura mbyllini mirë, ose përmbajten e tyre hidheni në një enë (jo alumini).
Informacione të mëtejshme:
Për ruajtjen e produkteve ushqimore www.gggessen.ch
www.gggessen.ch
Për blerjen dhe ushqimin në
www.sge-ssn.ch
Për pyetjet e konsumatorëve në
www.konsumentenschutz.ch
Për pyetjet në lidhje me buxhetin në
www.budgetberatung.ch
www.caritas-schuldenberatung.ch
www.skos.ch
Për krahasimin e kostove në
www.comparis.ch
www.preisvergleich.ch
www.toppreise.ch
www.heschnocash.ch
Për pyetjet rreth nxitjes së shëndetit në
www.gesundheitsfoerderung.ch
Informacione shëndetësore në shumë gjuhë
www.migesplus.ch
PDF
Kjo fletë -informuese është përgatitur me mbështetjen profesionale dhe financiare të Zyrës së Promovimit të Shëndetit në Zvicër, Fondacionit për mbrojtjen e konsumatorit dhe Femmes Tables Zvicër.
Bern/Zürich 2019